Untitled Document

Rregullore  e Shkolles Pasuniversitare

Universiteti i Vlores



Organizimi i Studimeve  Pasuniversitare

Programet Pasuniversitare organizohen ne tre nivele ne perputhje edhe me Ligjin e Arsimit te larte,  me Rregulloren dhe me  Statutin e këtij Universiteti.

Programi i Studimeve Pasunirevsitare zhvillohet me nje shtrirje kohore per Master Profesional (MP) dy semestra akademike, per Master Shkencor (MS) kater semestra akademike, ndersa per Doktorature (PhD) ne shtrirje kohore eshte me fleksibel por rekomandohet  qe studenti ta perfundoje per 10 semestra akademike.

Rregjistrimet ne programet pasuniversitare behen vetem mbi bazen e nje Diplome te Nivleit te Pare(DNP)

Te gjitha programet propozohen nga Departamenti, miratohen nga Bordi Drejtues i Shkolles Pasuniversitare, nga Senati i UV dhe nga Agjencia e Akreditimit.

Shperndarja e Programeve Pasuniversitare sipas niveleve ne UV

Programet e Masterave Profesionale (MP) qe ofrohen ne Universitetin e Vlores

Programet e Masterave Shkencor ( MS) qe ofrohen ne Universitetin e Vlores
Programet e Doktoratures Ph.D qe ofrohen ne Universitetin e Vlores


Kriteret e pranimit ne Shkollen Pasuniversitare ne UV

Per programet e Masterit  Shkencor  apo te Doktoratures do te shqyrtohen vetem aplikantet me mesatare mbi 7.

Per programet e Masterave Profesionale do te shyqrtohen vetem aplikantet me mesatare mbi 6.5.

Te gjithe aplikantet me keto mesatare do ti nenshtrohen nje testi te formimit te pergjithshem, (provim pranimi).

Aplikuesit ne programet pasuniversitare ku gjuha e instruksionit eshte anglisht, do ti nenshtrohen nje testi te dyte te gjuhes angleze.

Te gjitha aplikimet per programet pasuniversitare do te behen nepermjet sistemit SIUV. Kandidatet duhet te plotesojne  një deklarim te shkurtër (maksimumi 2 faqe) mbi qëllimet e ndjekjes së shkollës pasuniversitare, 3 referenca, CV, transkripti i studentit dhe te zgjedhe nivelin e studimeve pasuniversitare.
http://applicants.govlora.com/?apply=1

Dokumentacioni se bashku edhe me rezultatin e provimit te pranimit do te shqyrtohet nga Bordi Drejtues i Shkolles Pasuniversitare dhe do te percillet tek Dekani i shkolles pasuniversitare, nga ku me pas del vendimi per pranim ose jo.  

Edhe rregjistrimet per kurset pasuniversitare behen nepermjet  SIUV. Kurset pasuniversitare kane nje kod me numër 400 e lart.
Gjithashtu, Universiteti i Vlores brenda mundesive financiare ofron mundesi angazhimi per te gjithe studentet e Masterit Shkencor dhe Ph.D si Asistent Mesimor.


Trasferimi i Krediteve

I shtohen një programi Doktorature jo më shumë se 60 kredite të një Titulli Master, të një institucioni tjetër. Nëse studenti zotëron një Titull Master në një fushe  të ndryshme nga Programi i Doktoraturës, vlerësimi i Master-it nuk do të përfshihet në program, me përjashtim të rastit kur njësia akademike i apelohet dekanatit të Universitetit.

Të gjitha kurset, përveç titullit Master, të kryera pranë universiteteve të tjera për të qenë të referushëm për Titullin PhD duhet të kryen pranë një istitucioni që leshon titullin "Doktor" dhe duhet të aprovohen si kredite-titulli nga Universiteti i Vlorës.

Të gjithë kurset, për të qenë të trasferueshëm duhet të jenë në nivel diplome, të vlerësuar me 8 apo më shumë, apo të vlerësuar me gërma, B apo më mirë, dhe duhet te jetë e vërtetueshme lidhja e drejtëpërdrejtë me titullin që kërkohet.

Numri total i krediteve (përshirë dhe 60 kreditet e Master-it) që mund të trasferohen nuk mund të jetë më shumë se 90, dhe gjithësesi studenti duhet të japë provimet kualifikuese pranë Universitetit të Vlorës.

Të gjitha këto kërkesa duhet të paraqiten nëpërmjet një peticioni prane Komitetit te Mbikqyrjes jo më vonë se semestri i III i studimeve PhD.


Programet Master Profesional dhe Master i Shkencave (MP, MS)

Per te marre diplomen Master Profesional (MP), Master i Shkencave(MS) kandidatet mund te zgjedhin nje nga dy opsionet:

a. Teza e diplomes

Teza duhet te jete dicka origjinale shkencore.

i)Tema duhet te shkruhet sipas formatit te percaktuar nga shkolla pasuniversitare dhe te aprovohet nga Komisioni i Tezes dhe nga Udheheqesi i Tezes.

ii)Tema duhet te mbrohet edhe me goje perpara Komisionit te Tezes.
Udheheqesi shkencor dhe Komisioni

iii) Studenti merr 10 kredite per pergatitjen e tezes se diplomes.

b.   Provimet  Kualifikuese

Qellimi i Provimeve  Kualifikuese eshte testimi i studentit mbi njohurite baze.  Ky provim zhvillohet per dy subjekte te cilat caktohen nga departamenti njeheresh me programin dhe jepen vetem me shkrim. Minimumi i pikeve kualifikuese ne provimin me shkrim percaktohet nga departamenti.  Studenti ka vetem 2 (dy) mundesi per cdo subjekt per te dhene provimin kualifikues.
Deshtimi ne dy perpjekje per te kaluar keto provime rezulton ne perjashtim nga programi. Studenti qe ka deshtuar ne perpjekjen e pare te provimit kualifikues, ka te drejte te zgjedhe opsionin e Tezes se Diplomes ne vend te hyrjes per here te dyte ne provim.

Provimet kualifikuese zhvillohen tre here ne vit: ne  Shkurt (pas perfundimit  te semestrit te vjeshtes), Qershor (pas perfundimit te semestrit te Pranveres) dhe ne Gusht (pas perfundimit te semestrit te veres).  Datat e ketyre provimeve caktohen ne menyre qe studenti i suksesshem te diplomohet ne ceremonine pasardhese duke lene rreth nje jave kohe per korrigjim.

Provimet zgjatin 5 ore. Per te gjitha Provimet Kualifikuese ngrihet nje komision prej tre vetash nga departamenti perkates.  Komisioni i Provimeve Kualifikuese perbehet nga anetare te stafit pedagogjik te cilet kane te pakten titullin Doc. dhe diplomen PhD ne programin perkatees.  Per te ruajtur anonimitetin e studenteve qe jane futur ne provim, nje numer special identifikimi vendoset ne fleten e cdo studenti ne menyre qe korrigjuesit te mos i dine emrat e studenteve qe jane ne provim. Nje provim i korrigjuar, mund te rikorrigjohet vetem me rekomandim te Pergjegjesit te Departamentit perkates. Pergjegjesi i Departamentit duhet te rekomandoje rikorrigjim vetem ne raste teper te vecanta sic mund te jene neglizhenca apo mungesa e kompetencences nga ana e korrigjuesit.

Per keto provime kualifikuese eshte vene ne dispozicion te studentit nje koleksion problemesh/pyetjesh qe te sherbejne si burim pergatitor dhe konturues i materialit qe do te testohet.  Keto koleksione gjenden ne faqet e shkolles pasuniversitare dhe te departamenteve te cilat i ofrojne keto programe.

Aplikimi per te hyre ne kete provim behet nepermjet plotesimit te formularit perkates jo me vone se dy jave para dates se provimit.


Programet e Doktorates Ph.D

Kërkesat kryesore

Çdo student qe kerkon te diplomohet ne  një program PhD duhet të marre 300 kredi, nga të cilat 180 duhet të jenë fituar në UV. Jo më shumë se 90 kredi të kurseve te kerkimit dhe te leximit mund ti llogariten studentit në kete kërkesë.

Provimet Kualifikuese

a) Provimi i pergjithshem.

Ky provim jepet vetem me shkrim  mbi dy subjekte baze ne fushen e studimit te cilat caktohen me hapjen e programit. Provimi zgjat pese ore per secilen subjekt.  Studenti eshte i detyruar te futet ne provimin e pergjithshem menjehere pas perfundimit me sukses te kurseve mbi te cilat mbeshtetet ky provim.

Ne rast deshtimi studenti duhet te futet perseri ne kete provim ne daten pasuese. Deshtimi ne perpjekjen e dyte rezulton ne perjashtim nga programi Ph.D. Ne kete rast, aty ku eshte e mundur studentit  i jepet e drejta qe te marre diplomen e masterit perkates pasi te plotesoje detyrimet e mbetura.

Provimi baze i pergjithshem i Ph.D-se zhvillohet tre here ne vit: ne  Shkurt pas perfundimit te Semestrit te vjeshtes, ne Qershor pas perfundimit te Semestrit te Pranveres dhe ne Gusht pas perfundimit te Semestrit te Veres.

Per te ruajtur anonimitetin e studenteve qe jane futur ne provim, nje numer special identifikimi (i cili eshte i ndryshem nga nr i studentit ne UV) vendoset ne fleten e cdo studenti ne menyre qe korrigjuesit te mos i dine emrat e studenteve qe jane ne provim. Sistemi i caktimit te ketyre numrave nuk dihet nga korrigjuesit. Provimet duhet te korrigjohen nga te pakten dy profesore. Ne rast te mos renies dakord per kalimin ose jo te studentit, nje profesor tjeter korrigjon kete provim dhe vendos mbi rezultatin.

Aplikimi per te hyre ne kete provim behet nepermjet plotesimit te formularit perkates jo me vone se dy jave para dates se provimit(formularet).

b) Provimi i specializuar  (oral Exam)

Ky provim behet me goje para komisionit te tezes ne dy pjese.

Te dy keto pjese mund te jepen edhe brenda dites. Studenti ka dy mundesi per te marre kete provim dhe te dy keto tentativa duhet te perfundojne brenda vitit te trete  te studimeve, ne rast te kundert studenti perjashtohet nga programi. Ne rast te moskalimit te ketij provimi, studentit mund t’i jepet e drejta te marre diplomen master pasi te plotesoje detyrimet e mbetura.

Aplikimi per te hyre ne kete provim behet nepermjet plotesimit te formularit perkates jo me vone se dy jave para dates se provimit. Formulari i rezultatit te ketij provimi duhet depozituar prane Shkolles Pasuniversitare jo me vone se dita pasardhese e punes.

c)  Mbrojtja e Tezes se Doktoratures

Udheheqesi shkencor dhe komisioni

Puna per tezen drejtohet nga Udheheqesi shkencor dhe Komisioni i Tezes. Ky Komision perbehet nga pese vete:

Mbrojtja/Standartet e Tezes

Ne perfundim, anetaret e komisionit diskutojne dhe votojne “kalueshem” ose “jo kalueshem” mbi tezen pa pranine e studentit. Teza konsiderohet e mbrojtur me sukses kur te gjithe anetaret votojne “kalueshem”.

Afatet kohore te Tezes se Diplomes

Largimi i perkohshem nga programet pasuniversitare

Studenti ka te drejte qe per aresye shendetesore, familjare, ekonomike etj te kerkoje nderprerjen e studimeve pasuniversitare per nje afat kohor deri ne nje vit. Per kete qellim studenti ploteson formularin perkates. Ne rast aprovimi, te gjithe afatet kohore qe lidhen me studimet pasuniversitare shtyhen per aq kohe sa vazhdon nderprerja e studimeve. P.sh., nese nje studenti ka deshtuar ne provimin kualifikues te Qershorit dhe ne Korrikun pasardhes i eshte aprovuar nje shkeputje prej nje viti, atehere ky studenti eshte i detyruar te rifutet ne kete provim ne daten e pare pas korrikut te vitit pasardhes, pra ne Gusht te vitit pasardhes.

Rikthimi ne programin perkates pasuniversitar pas nje nderprerje te perkohshme behet nepermjet plotesimit te formularit perkates.