Miiresevini

Mirësevini në faqen e Shkollës Pasuniversitare të Universitetit të Vlorës!

Në Universitetin e Vlorës do të gjeni programe për Studimet Pasuniversitare më të mirat në
Shqipëri dhe të krahasueshme me universitetet më në zë të Europës. Me një shumëllojshmëri
profilizimesh , kurrikulash dhe kursesh të specializuara, këto programe u sigurojnë
studentëve përgatitje cilësore për karrierat në fushat e profesionet më të kërkuara, në arsimin
pasuniversitar apo shkolla profesionale menjëherë pas diplomimit. Programet e Studimeve
Pasuniversitare të Universitetit të Vlorës i pajisin studentët me aftësi dhe njohuri të botës reale,
vendimtare për arritje, sukses dhe përparim në karrieren e tyre të zgjedhur.

Çfarë UV ofron

Universiteti i Vlorës ofron programe të studimeve pasuniversitare bashkëkohore , të nivelit
Master Profesional, Master i Shkencave, PhD, në:  Matematikë, Shkenca Kompjutacionale,
Shkenca Kompjuterike, Biznes, Fizikë, Inxhinieri Mekanike dhe Elektrike, Gjuhë e Huaj, Edukim
Special, etj.

Universiteti i Vlorës është përzgjedhës në standartet e pranimit dhe të diplomimit duke ju
siguruar mundësi të barabarta të gjithë atyre që mund të përfitojnë prej programeve të tij. Në
Universitetin e Vlorës theksohen aftësitë analitike dhe mendimi kritik si dhe nxitet krijimtaria
dhe inteligjenca e studentit. Stafi akademik punon vazhdimisht për ngritjen profesionale dhe
shkencore, duke bashkëpunuar edhe me profesorë të huaj me tituj shkencorë nga të gjitha anët
e botës.

Synimi ynë është që Shkolla Pasuniversitare e Universitetit të Vlorës të jetë dinjitoze dhe
diplomat të kenë vlerë jo vetëm për tregun shqiptar por edhe më gjërë. Për ketë, Universiteti i
Vlorës ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë vetëm ato programe për të cilat burimet e duhura dhe
anëtarë të përgatitur mirë të fakulteteve janë në dispozicion, si edhe për të cilat ekziston një
nevojë e dukshme dhe një potencial për studentë të kualifikuar.
Motoja jonë është "Virtus, Scientia, Veritas" (Virtyt, Shkencë, Vertetësi).


Dekan i Shkollës Pasuniversitare
Prof.Asoc. Mira Shehu