Njoftime:

Ne 14-15 Maj 2010 ne Universitetin e Vlores,ne Fakultetin e Shkencave Teknike do te mbahet Simpoziumi Shkencor me teme: Permiresimi i Sistemit Detar ne Shqiperi dhe Pervoja Evropiane.

Per me teper vizitoni faqen e internetit te simpoziumit: Simpoziumi Shkencor


11 Shkurt 2010 ne Universitetin e Vlores u zhvillua konferenca “Europe between me and you”,
I ftuar Helmuth Lohan, Ambasador i Komisionit Europian në Tiranë

Delegation of the European Union to Albania



Universiteti i Vlores organizon "Diten e hapur 2010 " (OPEN DAY) per te gjithe te interesuarit per te njohur me nga afer Universitetin e Vlores dhe per te projektuar studimet e tyre ne kete Universitet.
Per me teper klikoni tek Zyra e Studenteve


Njoftojme te gjithe punonjesit e Universitetit "Ismail Qemali" ne Vlore se duke filluar nga muaji Janar pagat do te jepen nje here ne muaj. Pra pagat e cdo muaji do te jepen ne daten 2 te muajit pasardhes.
Ju Faleminderit per mirekuptimin,
FINANCA UV



Njoftohen te gjithe studentet qe kane marre burse te paraqiten tek Banka Tirana me dokumenta identifikimi.



Njoftohen te gjithe studentet qe kane paraqitur dokumenta invaliditeti per mospagese te tarifes vjetore ,te paraqiten prane Zyres se Studentit ne daten 23 dhe 24 nentor 2009 per te konfirmuar rregullsine e dokumentacionit.
Zyra e Studentit


"Afati i fundit i dorezimit te dokumentave te bursave per vitet e dyta,te treta dhe te katerta
eshte data 13.11.2009"
Njoftohen te gjithe studentet qe te respektojne afatin.
 

Komisioni i Shqyrtimit te Bursave


Nga Data 5-7 Nentor Universiteti i Vlores do te marre pjese ne nje konference ne Suedi me titullin :"Quality & Innovation in Lifelong Learning - meeting the individual demands" e organizuar nga European Universities Continued Education Network (EUCEN).
Per me teper informacion vizitoni faqen e konferences ose faqen e organizates EUCEN


Aplikim per bursa nga Sherbimi i Shkembimit Akademik Gjerman (DAAD) per vitin 2009-2010


Afati i fundit per regjistrim ne sistemin e UV eshte ora 17:00 e dates 2 Tetor 2009


28/09/2009:Regjistrimet perfundimtare te Maturanteve: diten e Hene dt 28 Shtator, 2009

Lista e Fituesve


18/09/2009: Mbyllen rregjistrimet paraprake te studenteve te rinj ne Universitetin e Vlores "Ismail Qemali":
Tabela Permbledhese


Njoftohen te gjithe kandidatet fitues te bejne regjistrimin e tyre paraprak ne programin e studimit ku jane shpallur fitues paraprakisht prane sekretarive ne UV ne datat:12,13,14,15,16,17 e 18 shtator 2009,prej ores 08.00 deri ne oren 18.00.


Departamenti i Finances ne bashkepunim me Kolegjin e biznesit te Washington State University, organizojne Konferencen e pare Nderkombetare Finance 2009, Sfidat Financiare dhe Perspektivat Financiare.

Konferenca do te zhvillohet ne universitetin e Vlores me 12-15 maj 2009. Jane te ftuar personalitete nga fushat e ekonomise dhe finances nga Shqiperia dhe nga jashte saj.


Ne datat 10,11,12/02/09, ora 11:00 - 13:00 ne ambjentet e Universiteti (Godina C) salla C106, do te mbahen dy seminare me temat:

"Linux : from source code to boot"

"Linux su Arm : Openmoko and embedded system"

I ftuar nga Departamenti i shkencave Kompjuterike dhe Inxhenierise Elektrike do te referoje: Dr. Nicola Corriero, Lecturer at the Computer Science Department

University of Bari (Italy)


Piknik në Llogara.

Në datën 19.02.2009, Universiteti organizon një piknik në Llogara. Ne do të kemi disa autobuza të cilët do të marrin studentë e pedagogë për në Llogara. Atje do të organizohet një ngjitje alpine për në majë të malit, si edhe do të hamë drekë pas kësaj ngjitjeje.

Universiteti do të mbulojë vetëm shpenzimet e autobuzave dhe jo drekën. Pjesemarrja e juaj do të ishte mjaft pozitive.

Nisja bëhet në orën 9:00 para godines A.


 19.01.2009 Njotim nga Zyra e Studenteve

  1. Njoftohen  perfaqesuesit e Qeverise Studentore  te paraqiten prane Zyres se Studenteve ne Rektoratin e Universitetit te Vlores ,diten e merkure,dt.21.01.2009, ora 12.00 se bashku me projektidete e tyre per aktivitetet studentore gjate ketij viti shkollor,per te diskutuar dhe per te planifikuar veprime te perbashketa me rektoratin.
  2. Njoftohen te gjithe ata studente qe kane marre pjese me pare ne grupe teatrore shkollore ose kane aftesi dhe deshire per aktrim  te paraqiten prane Zyres se Studenteve cdo dite nga ora 10.00 deri 12.00. Ju mirepresim! Aplikimet jane hapur dt.02.12.2008
  3. Njoftohen te gjithe ata studente qe kane njohuri te punes ne gazete, talent per shkrime dhe gazetari, si dhe deshire per te qene pjese e  stafit te
    “GAZETES SE STUDENTEVE” te paraqiten prane Zyres se Studenteve cdo dite nga ora 10.00 deri 12.00. Ju mirepresim! Aplikimet jane hapur dt.02.12.2008

Njotim nga Rektorati dhe Zyra e Studenteve

Ngjarja e ndodhur në ambjentet e  Universitetin tonë, ditën e hënë,dt.12.01.2009 ora 11.50  midis studentes së degës Teknologji Informacioni, viti II, Ledjana  Zeka e cila plagosi  studentin e po kësaj dege Klaudjo Kamberaj, nuk e nderon figurën e studentit që pergatit Universiteti ynë.       
Nuk është kjo mënyra e zgjidhjes së problemeve tuaja, të dashur studentë! Më tepër maturi, qetësi, respekt për jetën tuaj dhe të të tjerëve!       
Raste të tilla janë të denueshme dhe për to do të merren masa. Ambjentet e Universitetit nuk duhet te jenë më dëshmitarë të këtyre ngjarjeve!        
U bëjme thirrrje të gjithë studenteve të reflektojnë mbi ngjarjen dhe të kontribuojnë në rregullin dhe qetësinë në Universitet!                  


Banket

Ditën e Hënë 27/10/2008 ora 18:00 pranë Hotel Platinium zhvillohet Banket për fillimin e vitit te ri akademik. Janë të ftuar të gjithë anëtarët e stafit akademik, dhe jo akademik të marrin pjesë.


Special Lecture

Nancy Scannell, University of Illinois at Springfield
Special lecture in Finance / Economics, November 24 - December 5.


Writing Course

Prof. Amy Fladeboe, vullnetare e K.P nga SHBA, petagoge e Anglishtes pranë Departamentit te Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës, do te zhvillojë një kurs veror shkrimi akademik ne ndihme te petagogeve te interesuar.

Takimi i parë do të bëhet ditën e enjte, dt.24.07.2008 në një nga ambjentet e Universitetit (Godina A).


24 Korrik, Ora 10:00

Në Sallën e Madhe të Universitetit mbrohen temat në Matematikë - Fizikë nga studentët e Degës Matematikë - Fizikë.
Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë.


23 Korrik, Ora 17:00

Seminar në fushën e Matematikës-Biologjike nga Prof. M. Wester (University of New Mexico).


25-26 Korrik,

Workshop
Bordi i NSTM në Universitetin e Vlorës


25 Korrik, Ora 19:00

Nv pallatin e Sporteve zhvillohet Ceremonia e Shperndarjes së Diplomave për gjithë studentët e Universitetit të Vlorës që diplomohen në vitin akademik 2007-2008.

Ftohen të gjithë studentë e prindër të marrin pjesë!


11 Korrik 2008, ora 20:00

Pranë Restorant Platinium, Vlorë do të organizohet mbrëmja e mbylljes se vitit akademik 2007-2008.

Të ftuar profesorë të nderuar, anëtarë të këshillave të profesorëve të Fakultetit të Shkencave Teknike, Fakultetit të Edukimit dhe Fakutetit te Ekonomisë dhe Drejtësisë.


29 Maj 2008

Në Sallën e Madhe të Universitetit organizohet takimi i Rektorit të Universitetit Z. Tanush Shaska me studentët.


21 - 22 Maj 2008, ora 17:00

Në Sallën Shkencore të Universitetit, Fakulteti i Edukimit, Dega Gjuhe-Letërsi Shqipe organizon konferencë Shkencore: "Petro Marko - personalitet i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare"


28 Prill - 9 Maj 2008

Në Vlorë organizohet Konferenca ndërkombëtare: New Challenges in Digital Communications e mbështetur nga "Nato Advanced Study Institute"