-Qeveria ka miratuar nje proejktligj per disa ndryshime ne ligjin e arsimit te larte, ju dhe strukturat e Universitetit te Vlores jeni ne dijeni te ndryshimeve?

-Ne jemi ne dijeni te ndryshimeve te propozuara. MASH me ka derguar here pas here me email draftet e ketyre propozimeve dhe une gjithmone keto drafte i kam percjelle tek kolektivi i pedagogeve.  

-Kryetari i konferences se rektoreve ka deklaruar ne nje interviste se ndryshimet jane anikushtetuese dhe cenojne autonomine e universiteteve, sipas tij universitetet publike nuk jane njoftuar per te gjitha amendimet. sipas jush, cilat jane problemet dhe shqetesimet qe paraqet per autonomine dhe mbarevajtjen e punes ne institucionet e arsimit te larte?


-Per te qene te sinqerte, autonomia e universiteteve as ka ekzistuar ndonjehere dhe me sa duket as ka per te ekzistuar. MASH ne menyre sistematike kerkon te kontrolloje pranimet ne universitete, promovimevet e stafit akademik, programet akademike, strukturat administrative, tarifat e shkollimit, punesimin e studenteve, etj. Ministria e Financave nga ana tjeter ka rregulla teper te ngurta mbi procedurat financiare qe perdoren ne universitetet publike. Te gjitha keto te mara se bashku e bejne punen tone te pamundur, ulin efektivitetin financiar dhe pedagogjik dhe i mbajne universitetet tona nga aspekti administrativ ne nivelin e viteve 70. 

Nga ana akademike gjendja eshte edhe me alarmante. Promovimet jane kushti me themelor mbi mbarevajtjen e nje universiteti. Ne gjithe boten e qyteteruar promovimet behen vetem nga institucioni baze dhe ne asnje rast nga strukturat administrative shteterore. Personalisht, me duket tallje me gjithe pedagoget kur komisione burokratesh te ngritura nga MASH te bejne vleresimet e specialisteve te universiteteve. Kjo shkel te gjitha normat nderkombetare te autonomise universitare, krijon  nje kaos te madh ne strukturat universitare dhe pengon zhvillimin e shkences dhe universiteteve. Duket se kjo behet hapur per te kontrolluar titujt akademike dhe ne kete menyre te kontrollohet  me pas administrata e universiteteve.  Duhet t'i kujtojme opinionit se Ministri nuk eshte e thene qe te jete personalitet akademik dhe per kete nuk duhet te kete asnje autoritet mbi promovimet e stafit pedagogjik. 

Te gjitha aspektet e jetes universitare jane tejet te kontrolluara nga strukturat qeveritare. P.sh., ne te gjitha universitetet e botes studentet punojne me ore te kufizuara ne biblioteka, ne laboratore, ne administraten universitare. Natyrisht zgjidhen studentet me te mire nga ana akademike dhe ata qe kane nevoje nga ana financiare. Po te perpiqesh te fusesh metoda te tilla ne universitetet tona ndeshesh hapur me strukturat qeveritare qe te kujtojne ligjin ore e cast. Perse duhet te jete e jashteligjshme qe te punesohet nje student ne universitet? 


Ne flasim per autonomi?! Perse ne te mos vendosi vete kriteret e pranimit? A ka ndonje vend tjeter ne boten perendimore ku shteti vendos se ne cfare universiteti do te shkojne studentet. Perse Ministri duhet te vendose se sa studente pranohen ne UV, ne UT, dhe sa ne universitetet private? A nuk minon kjo konkurencen midis universiteteve?


-Sipas jush cili do te ishte modeli manaxhues me eficent i nje universiteti publik?


-Duket disi paradoksale qe sot Universiteti i Vlores ka fonde me shume se c'mund te harxhoje megjithese mungesat tona ne infrastrukture jane teper te theksuara. P.sh. ka dy muaj qe pedagoget tane blejne leter nga fondet personale, universiteti nuk mund te fuse pagesat elektronike te tarifave te studenteve, ne nuk mund te marrim nje karte krediti ne emer te universitetit per te bere pagesat e revistave elektronike, e shume probleme te tjera konkrete. Eshte per te ardhur keq qe ne kemi fondet per te ndertuar godina te reja, permiresuar laboratoret, per te filluar punen ne ndertimin e kampusit universitar dhe keto gjera nuk mund te realizohen vetem e vetem per ngathtesi te strukturave qeveritare. 

Nje fakt interesant qe mund te kete interes per lexuesin eshte qe Universiteti i Vlores sot mund te mbijetoje pa asnje fond nga shteti shqiptar ne se ne na lihet e drejta per te manaxhuar ne menyre me efektive burimet tona te brendshme. Por kjo nuk mund te realizohet ne se MASH kerkon te mikromanaxhoje cdo aspekt te jetes ne universitet. 

Po ju jap nje shembull tjeter. UV ka mundesine te dyfishoje rrogat e pedagogeve pa bere asnje shtese ne tarifat studentore. Kjo fale sistemit eficent qe ne kemi ne manaxhimin e burimeve dhe energjive tona. Perse ne te mos vendosim se cila eshte ngarkesa mesimore e pedagogeve tane, paga e pedagogeve dhe menyra e funksionimit financiar te universitetit? Shteti ka nje organ ku kontrollohen te gjitha veprimet tona administrative dhe financiare. Ky organ eshte pikerisht Keshilli i Administrimit. Atehere perse duhen struktura shtese qe vetem frenojne inisiativat tona ne cdo moment? Auditet e pervitshme nga MASH, kontrolli nga Kontrolli i Larte i Shtetit, deklarimi i pasurive per gjithe administraten e larte te universiteteve, emerimi i Kancelarit te universiteteve nga Ministri, mendojme se jane masa te mjaftueshme per te siguruar transparence te plote ne veprimet financiare te universiteteve. 

Nje gje tjeter teper shqetesuase eshte pagesa e tarifave studentore. Une pajtohem ne kete pike me Kryeministrin qe tarifat te mos rriten ose te rriten ne menyre te kontrolluar. Kjo per te bere te mundur shkollimin e te gjithe atyre qe nuk kane mundesi financiare per te ndjekur studimet. Por cfare kuptimi ka qe kete tarifa te pagohen vetem njehere ne vit? Ndodhin pastaj fenomene qesharake. P.sh. nje student i Masterit i cili ka ngelur vetem ne nje kurs me 3-4 kredite vitin e ardhshem akademik duhet te paguaje tarifen e plote, e cila ndonjehere e kalon 100 000 Leke, vetem per keto 3-4 kredite. Krediti eshte njesia matese e edukimit pasuniversitar. Per kete cmimi duhet te jete per kete njesi matese. Pra ne se pagesa vjetore eshte 12 000 Leke per vitin akademik dhe viti akademik ka 60 kredite, atehere perse kjo pagese te mos behet me 200 Leke per kredit? Do te bente nje lidhje direkte te pageses me progresin akademik dhe do te rriste pergjegjesine e studenteve. Dhe ne se opinioni nuk bindet nga sa u tha me siper dua te shtoj se kjo eshte skema qe perdoret ne gjithe boten. 

Cili eshte modeli me i pershtatshem? Ndoshta cdo universitet duhet te gjeje modelin e vete. Ne Vlore fondi i mobiliteteve te pedagogeve eshte rritur 20 here ne krahasim me vitin 2008, fondi i organizimit te konferencave ka shkuar ne 20 000 000 Leke dhe UV kete vit organizon 17 konferenca nderkombetare. Vitin e kaluar kemi shpenzuar 35 000 000 Leke per permiresimin e laboratoreve te informatikes dhe ambjenteve. Edhe kete vit eshte nje fond i ngjashem per keto zera. Keto jane fondet e brendshme te UV-se pasi nga buxheti i shtetit pagohen vetem pagat e 218 pedagogeve dhe asgje me shume. Pra ne kemi gjetur rrugen tone dhe kemi aritur disa suksese, por ende ka shume mundesi per te permiresuar kete sistem. 

Inisiativa eshte fakt i pamohueshem i shoqerive qe funksionojne ne tregun e lire. Kjo inisiative nuk duhet prere dhe frenuar por duhet nxitur me tej. Duket se MASH nuk e kupton kete aspekt teper te rendesishem te menaxhimit te universiteteve. 

Keta shembuj i solla qe opinioni te kuptoje se edhe per gjera fare te vogla dhe te parendesishme eshte shteti dhe MASH qe vendos megjithese keto mund te ishin probleme qe cdo universitet i zgjidh sipas kushteve te veta specifike. 

Por edhe keto susksese modeste do te rrezikohen ne se MASH kontrollon programet akademike, numrin e studenteve qe vijne ne universitet, financon universitetet private me skema teper te dyshimta dhe kontrollon cdo aspekt te jetes universitare. Do te perfitoja nga rasti te kutoja nje thenie te Ronald Reagan, e cila ka hyre ne histori: Qeveria eshte problemi, jo zgjidhja!


-Cfare mendoni per skemen financiare te propozuar nga Ministri per financimin e universiteteve private?

-Kemi disa jave qe degjojme mbi nje skeme te tille e cila eshte teper e dyshimte. Ministri dhe kushdo qe ka propozuar kete skeme duhet te jape me shume detaje se cfare kane ndermend te bejne. Personalisht jam i bindur se nje skeme e tille do te kete viktima dhe keto viktima do te jene pikerisht universitetet publike. Per shembull, Ministri cakton kuotat per cdo universitet. Atehere cila eshte garancia jone qe Ministri nuk do t'i dergoje te gjithe studentet tek universitetet private? Ku eshte konkurenca e lire kur ne nuk lejohemi te konkurojme me rregulla te njejta? Si do te terheqe universiteti publik numer te madh studentesh per te perfituar keto fonde (apo "kupona" me shprehjen e Ministrit) kur numrat i cakton pikerisht Ministri? 

Me c'te drejte shteti duhet te harxhoje fondet publike per te financuar biznese private? Une nuk jam jurist, por mendoj se kjo eshte antikushtetuese dhe e paligjshme. Thuhet se nje model i tille eshte marre nga modeli Lituanez dhe Kilian. Por qeveria nuk duket se do qe te komentoje mbi modelet e vendeve qe ndodhen mis Kilit dhe Lituanise.

E verteta eshte se ka nje keqinformim te qellimshem per keto modele. P.sh. ata qe perpiqen te mbeshtesin keto ide harrojne te permendin se ne Kili apo Lituani universitetet private jane institucione jo-fitimprurese ne kundershtim me universitetet private ne Shqiperi. Mos duhet te besojme se ky eshte nje detaj i vogel?

MASH eshte pergjegjese per cilesine e programeve akademike. Do te doja qe Ministri i Arsimit dhe Shkences te jepte nje raport publik mbi gjendjen e cilesise ne keto universitete private te cilat ai i lejon te funksionojne. Per me teper eshte detyrim qytetar dhe ligjor qe gjithe ligjevenesit tane dhe te gjitha strukturat  te bejne publike lidhjet e tyre me universitetet private. 

Opinioni publik e di mire cilesine qe ofrohet ne shumicen e universiteteve private. Fakti qe dyndja e studenteve behet tek universitetet publike eshte nje tregues se cfare njerezit mendojne per cilesine e ketyre universiteteve. Vetem kur shteti te vere dore dhe te kontrolloje cilesine ne gjithe keto te ashtuquajtura "universitete" sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi do te filloje te levize drejt se ardhmes. Eshte detyre morale dhe ligjore e qeverise te mbroje me cdo kusht arsimin publik karshi atij privat dhe jo te beje te kunderten. 


-Cilat jane masat qe do te merrni ju si universitet ne bashkepunim me universitetet  e tjera qe nuk jane dakord me kete vendim, asgjesues te IAL-ve?

Diten e Enjte organizohet nje takim i Rektoreve te universiteteve publike. Shpresojme te dalim me nje platforme te qarte se c'duhet bere per te mbrojtur universitetet tona nga ky rrezik real. Gjithashtu sindikata e pedagogeve ne Vlore eshte shprehur hapur kunder ketyre ndryshimeve ne ligj. Jam i bindur se pedagoget e universiteteve te Vlores, Tiranes dhe universiteteve te tjere nuk do te heshtin. Uniteti i pedagogeve te UV-se per te mbrojtur arsimin e larte publik eshte i padiskutuar. Ne kemi aktiviste qe po kontaktojne me te gjitha organizatat nderkombetare, me te gjitha grupet e interesit per te dale si bllok ne mbrojtje te universiteteve publike. 


-A i keni informuar studentet persa i takon cenimeve qe i behen cikleve te studimit, sidomos per ata qe kane mbaruar sisitemin 4 vjecar dhe kane kryer dhe 2 vite master te nivelit te dyte?

Ne UV ne kemi nje praktike te tille qe cdo informacion qe ka lidhje me arsimin dhe UV-ne transmetohet direkt me email tek te gjithe studentet. Kjo eshte bere edhe kete here. Gjate ketyre diteve ne kemi marre me qindra emaile nga studentet te cilet jane kunder ketyre ndryshimeve ne ligj dhe sidomos kunder financimit te universiteteve private.