Zyra e Studenteve

Universiteti i Vlores

         
   
Opinioni i studenteve

Cilësia e eksperiencës  së studentit  është shpesh një  nga faktorët me domethënës që përcakton nëse  ai ose ajo finalizojnë studimet në Universitet.
Universiteti interesohet për  cdo student  në gjithë eksperiencën e tij studentore.
Pas kontaktit tuaj të parë gjate Javës së parë , regjistrimit,vazhdohet me suportin për progresin tuaj akademik dhe emocional, duke arritur kulmin në diplomimin  dhe më tej,
Pjesë e rolit të Zyrës së Studentëve  është edhe  monitorimi dhe vlerësimi i eksperiencës suaj si student.
Ju mund të na ndihmoni me informacion nëpërmjet disa rrugëve:

  • Opinionit të studenteve
  • Moduleve të përgatitura
  • Forumeve staf-student
  • Bisedave me ne 
  • Unionit studentor

 

1.Opinioni i studentëve.

Kjo faqe është për ju dhe opinionin tuaj si studentë.
Në Universitetin e Vlorës ne e vlerësojmë  opinionin tuaj dhe kërkojmë më tepër.
Ne përpiqemi të marrim përshtypje nga studentët lidhur me eksperiencën e tyre studentore.
Opinioni juaj mund të merret në rrugë të ndryshme duke përfshirë edhe pyetsorët nëpër Fakultete
(Keshtu do të aplikohet këtë vit shkollor  pasi Zyra e Studentëve është duke punuar për realizimin e tërheqjes së opinionit tuaj për shërbimet në universitet nepermjet nje pyetsori online).

2.Cfarë mund të ndryshojë opinioni juaj?
Komentet tuaja  mund të na ndihmojnë ne të bëjmë shumë ndryshime pozitive si psh:
Të shtojmë burimet e IT për të pasur më tepër mundësi të punoni në kompjuter ose të shtojmë orët e qëndrimit hapur të bibliotekave.
(Pikërisht bibliotekat tona qëndrojnë hapur  8.00  - 20.00)
Kemi vendosur sistemin e regjistrimit  elektronik në shërbim të studentëve.
Kemi vendosur sistemin e anketimit të studentëve në lidhje me mësimdhënien dhe pedagogët.
Që të  vazhdojmë të bëjmë ndryshime ne kemi nevojë për eksperiencën tuaj si studentë, ndaj duhet të na dërgoni vazhdimisht përshtypjet dhe mendimin tuaj.

3.Rezultati nga Opinioni i studenteve.
Mbi bazën e vezhgimit do të nxirret një Plan Vjetor Pune për detyrat që dalin para Universitetit.
Këtë vit  vrojtimi fillon në  10 maj 2010 dhe përfundon në 30 Maj 2010.

4.Vrojtimi 
Ky vrojtim bëhet mundësisht te studentët e vitit të fundit për te marrë përshtypjet dhe eksperiencën e tyre studentore.  Opinionet tuaja do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së jetës  në universitet për studentët që do të vijnë.

 
 
Lidhje te tjera:
Zyra e Rregjistrimit
Zyra e Finances
Zyra IT
Orari
Statuti i UV
Rregullorja e UV
 
 
   

Tel: 044 - 1234 5678
Email: [email protected]

  Copyrights © University of Vlora 2010. All Rights Reserved. UV Home   |   Home   |   Sherbime | Kontaktoni