UV TECHNOLOGY CENTER                                                                              

Vizioni

 

Qëndra Teknologjike do të krijojë kushte për të gjeneruar dhe pritur ide të reja. Çdokush që ka një ide apo pasion pranë UTC do të mësojë se si mund ta kthejë atë në fitime. Kjo qëndër është krijuar për të lehtësuar zhvillimin ekonomik bazuar në teknologji, dhe e ushtron veprimtarinë e saj si pjesë e Universitetit të Vlorës mbështetur në Ligjin për Institucionet e Arsimti të Lartë dhe Qëndrat e Kërkimit në Shqipëri, me fokus ndikimin në zhvillimin e biznesit lokal dhe rajonal.

Ndërsa faza fillestare shtrihet në mjediset ekzistuese të Universitetit të Vlorës, vizioni shkon me vështrim kah ekspansioni i kësaj qëndre përmes projekteve të zhvillimit duke e shtrirë kontributin e saj jo vetëm në biznesin dhe sipermarrjen lokale dhe rajonale, por në krejt vendin.

Por jo vetëm kaq; Inovacionet dhe Transferimi i Teknologjise kanë si qëllim të japin impakte mbi jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo premton të shndërrohet në një qëndër të fortë që do të promovojë, shpërndajë dhe mbrojë inovacionet, dhe ka premisa që të shndërrohet në qëndrëm më të rëndësishme të transferimit të teknologjive me qëllim që si dija, puna shkencore, ekonomia dhe teknologjia e fundit të jenë shtysa të forta të zhvillimit të mbar vendit.

 

 

 

 

 

 

 

Menu

Lidhje

Njoftime

Duke filluar nga data 15 Shtator UV Technology Center do te ofroje kurse ne lendet:


1.E Drejta Tregtare

2.E Drejta Bankare

3.E Drejta e Falimentit

 

Te gjithe te interesuarit te kontaktojne: [email protected]

 

Ju faleminderit!

 

more