UV TECHNOLOGY CENTER                                                                              

Si të regjistrosh një biznes të ri?

 

Çfarë do të quajmë biznes?
Me biznes do të kuptojmë veprimtarinë e personave fizikë ose juridikë  që ka për qëllim kryesor fitimin.


Kush mund të krijojë një biznes?
Një biznes mund të krijohet nga kushdo. Me pak fjalë mund të themi që një biznes mund të krijohet nga çdo person fizik, ose juridik që ka zotësi për të vepruar. Në këtë kategori futen pa dyshim dhe personat fizikë dhe juridikë të huaj. Në këtë aspekt parim kryesor i të drejtës shqiptare është barazia e të drejtave të shtetasve shqiptarë me shtetasit e huaj me përjashtim të atyre të drejtave që ligji u a njeh vetëm shtetasve shqiptarë.


Format ligjore të shoqërive tregtare në Shqipëri.
Përpara se të kalohet në rregjistrimin e një biznesi, është me vend që personat të cilët do të fillojnë një biznes, apo po bëhen gati të rregjistrojnë një biznes, të njohin format ligjore të shoqërive tregtare (bizneseve) në Republikën e Shqipërisë.
Së pari: Ju mund të rregjistroheni si person fizik, kur veprimtaria juaj tregtare lidhet vetëm me personin tuaj dhe  nuk ju nevojiten persona  të tjerë të cilët do ju ndihmojnë, apo do të jenë të punësuar pranë biznesit tuaj.
Së dyti: Nëse ju do të formoni një kompani (shoqëri tregtare) atëherë ju dihet të zgjidhni midis formave të mëposhtme të shoqërive. Ligji shqiptar (ligji 9901 : “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”) përcakton se shoqëritë ndahen në katër lloje kryesore:

  1. Shoqëri Kolektive, janë ato shoqëri në të cilat ortakët kanë përgjegjësi të pakufizuar. Kjo do të thotë që ata përgjigjen për detyrimet e shoqërisë në mënyrë të pakufizuar me të gjithë pasurinë e tyre.
  2. Shoqëri Komandite, mund të kenë ortakë të kufizuar, ose ortakë të pakufizuar. Ortakët e kufizuar përgjigjen për detyrimet e shoqërisë brenda pasurisë me të cilën kanë kontribuar në kapitalin e shoqërisë. Nga ana tjetër ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite përgjigjen për detyrimet e shoqërisë në mënyrë të pakufizuar me të gjithë pasurinë e tyre.
  3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (Sh.P.K). Kjo lloj shoqërie është një mënyrë e organizimit të biznesit “shume e leverdisshme” për personat të cilët e shikojnë biznesin e tyre nën perspektivën e rritjes. Ligji aktual lejon një person fizik ta fillojë biznesin e tij në formën e një shoqërie, dhe në këtë mënyrë  nqs ai ka sukses të punësojë persona të tjerë pa patur nevojë ë ndryshojë formën e shoqërisë (biznesit). Te Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ortaku i vetëm, apo ortakët themelues (nëse shoqëria ka më shumë se një ortak), përgjigjen për detyrimet e shoqërisë në mënyrë të kufizuar brenda kontributit që ata kanë në shoqëri.
  4. Shoqëritë Aksionare, janë forma më komplekse e shoqërive tregtare. Kapitali i tyre ndahet në aksione të cilat kanë një vlerë të caktuar. Rekomandohet në ato raste kur ngrihet një shoqëri tregtare, e cila ka një kapital të madh dhe përbëhet nga shumë aksionerë.

Cilat janë procedurat për krijimin e një biznesi?
Pasi keni krijuar një biznes (keni filluar praktikisht të kryeni një veprimtari tregtare), lind detyrimi për të rregjistruar biznesin tuaj. Baza ligjore të cilës duhet që ti referohemi janë dispozitat e ligjit nr 9723 “Pėr Qendren Kombetare te Rregjistrimit” (neni 22). Pavarësisht llojit të subjektit i cili kërkohet të rregjistrohet, ju duhet të drajtoheni pranë Qendrës Kombëtare të Rregjstrimit, e cila ndodhet te zyrat e gjendjes civile, pranë ish shtëpisë së oficerave Vlorë. Ju mund të rregjistroni biznesin tuaj dhe pranë çdo qendre tjetër rregjistrimi pavarësisht se kjo nuk ndodhet në qytetin tuaj. Ligji përcakton se biznesi duhet të  rregjistrohet brenda një afati të caktuar, i cili është 15 ditë. Në varësi të subjektit, i cili kërkohet të rregjstrohet ky afat llogaritet në mënyra të ndryshme. Kështu për personat fizikë, shoqëritë e thjeshta dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja afati llogaritet nga dita e fillimit të veprimtarisë tregtare (brenda 15 ditëve nga fillimi i veprimtarisë tregtare).
Për disa raste të veçanta, ligji e zgjat afatin në 30 ditë. Ky afat fillon të eci që nga dita që ka ndodhur rrethana faktike, ose akti që duhet të rregjistrohet (bëhet fjalë këtu për ato subjekte të cilat kanë një formë organizimi më komplekse në raport me subjektet e përmendura më sipër).


Cilët janë personat të cilët mund të rregjistrojnë një biznes?
Biznesi mund të rregjistrohet nga personi i interesuar personalishit (bëhet fjalë për personin, i cili ka filluar në emër të tij një veprimtari tregtare), ose nga përfaqësuesi i tij i paisur me prokurë.


Cilat janë dokumentet e nevojshme për të bërë rregjistrimin?
Në këtë aspekt ligji aktual i thjeshtëson shumë procedurat e rregjistrimit. Përgjithësisht ju duhet të jeni paisur me një dokument identifikimi të njohur nga legjslacioni shqiptar, statutin dhe aktin e themelimit (nqs rregjistroni një shoqëri tregtare), dhe prokurën e posaçme nëse rregjistrimi kryhet nga përfaqësuesi ligjor.


Pagesat dhe kohëzgjatja e rregjstrimit.
Ligji aktual përcakton se për të rregjistruar një subjekt që ushtron veprmtari tregtare, duhet të paguash vetëm 100 lekë pranë QKR. Pasi është bërë kjo pagesë, procedura e rregjistrimit zgjat vetëm 24 orë. Kjo do të thotë që pasi ka kaluar ky afat, ju mund të drejtoheni pranë QKR-së për të tërhequr çertifikatën e posaçme që vëreton rregjistrimin tuaj.


Hapat që ndiqen pasi keni rregjistruar biznesin tuaj.
Pasi jeni paisur me  çertifikatën e rregjistrimit të lëshuar nga QKR, duhet të paraqiteni pranë zyrës së punës, e cila ndodhet në krah të Gjykatës së Apelit Vlorë, në rrugën transballkanike (ish shkolla e naftës) për të rregjistruar numrin e punonjësve duke përcaktuar dhe pozicionet përkatëse që do të kenë ata në biznesin tuaj.
Pasi keni bërë rregjistrimin  e punonjësve tuaj pranë zyrës së punës, duhet të shkoni te zyra e sigurimeve shoqërore që ndodhet te ish tregu i orizit për të çelur librezat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit tuaj.
Pasi keni përfunduar dhe në këtë institucion, duhet të drejtoheni pranë drejtorisë së tatimeve të rrethit ku ka qendrën veprimtaria juaj tregtare. Me rëndësi është të theksohet se tatimet paguhen në institucione të ndryshme në varësi të kategorisë së biznesit që ju keni (i vogël, apo i madh). Nëse keni një biznes të vogël, atëherë taksat dhe tatimet paguhen pranë Bashkisë. Nëse ju keni një  biznes të madh atëherë ju duhet të drejtoheni te Drejtoria e Tatimeve Vlorë, e cila ndodhet pranë Prefekturës Vlorë, përballë ish shkollës mjeksore. Pasi keni mbaruar me pagesën e tatimeve (zakonisht bëhet një herë në tre muaj), ju mund të vazhdoni qetësisht veprimtarinë tuaj tregtare.


Shënim: Hapat e mësipërme përmbushen faktikisht nga zyra e QKR-së në qytetin tuaj, por është e këshillueshme të paraqiteni vetë pranë zyrës së punës, sigurimeve shoqërore, dhe zyrës së tatimeve në mënyrë që mos të keni vonesa në krijimin dhe veprimtarinë e biznesit tuaj.


Kur mund të mbyllet një biznes?
Nqs biznesi juaj nuk ka ecur ashtu siç ju keni dëshiruar, apo për arsye subjektive ju dëshironi ta mbyllni atë, duhet që të çrregjistroheni pranë zyrave të QKR-së duke plotësuar formularin përkatës.
Veprimtaria tregtare mbyllet dhe nëse personi i cili e ka krijuar vdes, apo ka shpallur procedurën e falimentimit. Në të gjitha rastet ndiqen hapat të cilat janë spjeguar për rregjisrimin e biznesit tuaj.

 

 

 

Menu

Lidhje

Njoftime

Duke filluar nga data 15 Shtator UV Technology Center do te ofroje kurse ne lendet:


1.E Drejta Tregtare

2.E Drejta Bankare

3.E Drejta e Falimentit

 

Te gjithe te interesuarit te kontaktojne: [email protected]

 

Ju faleminderit!

 

more