UV TECHNOLOGY CENTER                                                                              

Misioni

 

Qendra teknologjike e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” krijohet për herë të parë në vitin 2010 për të promovuar dhe për të zhvilluar studime dhe projekte në fushën e teknologjive të reja në fusha të ndryshme. Ajo synon të bëhet një vend i veçantë  dialogu për studentët, pedagogët, por dhe për të gjithë qytetarët që kanë ide në fushën e teknologjive të reja.
Në këtë aspekt një vend të veçantë në Qendrën Teknologjike të UV-së do të zënë risitë në të gjitha proceset e bisnesit të cilat janë shumë të rëndësishme për një kompani të suksesshme. Në këtë kuadër, në qendrën tonë do të gjeni këshilla efikase për të menaxhuar biznesin tuaj për të arritur në këtë menyrë  qëllimet dhe objektivat që i keni vendosur vetes tuaj.



Jo vetëm kaq. Qendra Teknologjike e Univeristetit të Vlorës së bashku me partnerët e saj do tju japin të gjithë ndihmën e nevojshme juridike në mënyrë që ju të mos keni vonesa në krijimin e biznesit tuaj dhe në shndërimin e tij në një biznes të suksesshëm brenda një afati sa më të shkurtër kohor.
Në këtë aspekt Universiteti i Vlorës i kërkon të gjithë studentëve të marrin pjesë aktivisht në jetën akademike duke përfituar nga mundësitë e shumta për rritje që ofron institucioni ynë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Menu

Lidhje

Njoftime

Duke filluar nga data 15 Shtator UV Technology Center do te ofroje kurse ne lendet:


1.E Drejta Tregtare

2.E Drejta Bankare

3.E Drejta e Falimentit

 

Te gjithe te interesuarit te kontaktojne: [email protected]

 

Ju faleminderit!

 

more