1. EDUKIM I VAZHDUAR në nivel akademik, i cili do të ofrohet për dy kategori:


Kategoria e parë përfshin të gjithë ata persona që kanë mbaruar studimet e shkolles së mesme shumë vite më pare dhe dëshirojnë të vazhdojne studimet e larta. Kësaj kategorie do t’i ofrohen kurse në lëndët kryesore të shkollës së mesme, duke përfshirë kurse të matematikës, fizikës, kimisë, e lëndëve shoqërore. Këto kurse do të jenë të hapura edhe për maturantët që do të përfundojnë studimet në vitet në vazhdim, të cilët dëshirojnë të përgatiten për provimet e matures shtetërore.
Një drejtim i veçantë i programeve të kësaj kategorie konsiston në kurse përgatitore para-universitare, qoftë për universitete brenda vendit, qoftë në ato perëndimore. Në bosht të këtij drejtimi do të jenë kurse mbi bazat e Matematikës, Studimeve Kompjuterike, Kimisë, Fizikës si edhe kurse në ndihmë të aplikantëve për studime në universitetet perëndimore, si SAT, TOEFL, FCE, CAE, IELTS, GRE, etj.


Kategoria e dytë  ju drejtohet të gjithë të diplomuarve me arsim të lartë të cilët dëshirojnë të kualifikohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut, në mënyrë të veçantë në përdorimin e teknologjive ICT në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, arsimit, mjekësisë apo administratës.


2. EDUKIM PËR TË RRITURIT: Ky program ofrohet për të rriturit që janë të interesuar të vazhdojnë studimet pa shkëputje nga puna, që kërkojnë përditësimin e njohurive dhe aftësive në përshtatje me ritmet e zhvillimit të tregut të punës. Qendra synon programe që kombinojnë përvojën e gjatë të punës në profesione, me ekspertizën e profesionistëve të rinj në zhvillimet bashkëkohore.


3. EDUKIM PROFESSIONAL ofron kurse trajnimi 3, 6 dhe 9 mujore. Kurset e trajnimit ngrihen në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe përfshijnë sektorë të ndryshëm të zhvillimit të ekonomisë e shërbimeve. Bazuar ne një analizë SËOT ne kemi përcaktuar drejtimet kryesore të kurseve të trajnimit të cilat përfshijnë:
a. Kurse trajnimi për përdorimin e Teknologjive ICT në turizëm dhe industri. Këto kurse realizojnë njohuri teorike dhe aftësim praktik për përdorimin e programeve të veçanta kompjuterike.
b. Kurse tranimi në sektorin e shërbimeve për turizmin të cilat përfshijnë:

c. Kurse trajnimi në sektorin e shërbimeve për biznesin në të cilat do të përfshihen:

d. Kurse trajnimi për administratën publike, në të cilat do të perfshihen njohuri mbi manaxhimin, administrimin e zyres, arshivën, komunikimin.
e. Kurse trajnimi për mësuesit e shkollave të Ciklit të Ulët, 9-Vjeçar dhe të Shkollave të Mesme, për përdorimin e programeve kompiuterike, shfrytëzimin e realiave në klasa, aplikimin e metodologjive për të mësuarit aktiv e ndërveprues, kurse të pedagogjisë dhe psikologjisë.

 

 

Sherbime:

 

Lidhje me Interes:

Te reja:

Qendra e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës pranë Universitetit të Vlorës nis zhvillimin e kurseve verore.