A. Si pjese e programit EDUKIM I VAZHDUAR, Qendra ofron kurset e mëposhtme:
1.         Si të bëhesh një Tour Guide (Shoqërues Turistësh)
Vizitoni vende të mrekullueshme, takoni njerëz interesantë dhe ofroni guida turistike që tejkalojnë çdo imagjinatë të klientëve. Nëpërmjet trajnimit për Tour Guide, mësoni gjithçka mbi psikologjinë e udhëtuesit, planifikimin e udhëtimit dhe kostot, menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme dhe shumë të tjera. Kursi ju bën të aftë të mendoni në mënyrë realiste, të zhvilloni kontakte dhe do të keni një rol jetësor në promovimin e industrisë së turizmit. 
2.         Precalculus:     Kurs bazë për rifreskimin e Matematikës
Kurs synon një rifreskim të koncepteve bazë matematike. Temat perfshijnë:

3.         Frëngjisht – Nivel Fillestar
Kursi është menduar për studentë që nuk e njohin gjuhën franceze ose që kanë njohuri shumë të kufizuara. Me përfundimin e kursit, studentët do jenë në gjendje të përshëndesin, të prezantojnë veten dhe të tjerët, të kërkojnë dhe të japin informacion personal, të mbajnë një bisedë thjeshtësisht të arsyeshme. Vemendja, pra, i kushtohet veçanërisht bshkëbisedimit.
            4.         Anglisht – Beginner
Kursi do të shërbente idealisht për studentë të ardhshëm të UV, të cilët nuk kanë asnjë njohuri nga anglishtja, por që në programet e tyre pranë UV, cilado diplomë qoftë, do të duhet të marrin ENG 131 (ose edhe ENG 132), që janë përkatësisht nivel fillestar dhe para-mesatar.
            5.         Përgatitje për provimin TOEFL     
Kursi kërkon që studentët e regjistruar të kenë njohuri dhe aftësi komunikimi të nivelit bazë në gjuhën angleze. Ai ka për qëllim të shtojë shanset e studentëve që synojnë të japin atë provim, duke ndihmuar sistemimin e njohurive të tyre gjuhësore, duke i përshtatur me formatit të atij provimi dhe duke i ushtruar me teste të atij lloji, qoftë CB (Computer Based), qoftë PB (Paper Based), përfshi përgatitje për formatin e provimit me esé.
            6.         Përgatitje për provimin SAT
Ky kurs kërkon që studentët të jenë nivel mbi-mesatar në gjuhën angleze. Kursi zhvillohet nga dy pedagogë paralel, një i gjuhës, një i matematikës/shkencave.

         7.        Përgatitje për provimin IELTS

Përfshin përgatitjen për të dy modulet, modulin akademik dhe modulin e përgjithshëm. Më e rëndësishmja e këtij provimi është që aplikanti të përpunojë maksimumin e informacionit në minimumin e mundshëm të kohës. Prandaj puna me këtë kurs do të fokusohet në strategjitë e punës në provim më shumë se sa në ngritjen e nivelit gjuhësor të studentëve.

B. Si pjese e programit EDUKIM PËR TË RRITURIT, UV3LC ofron kurse bazë për kompetenca të ndryshme.
1.         Hyrje ne funksionimin e kompjuterit
Qëllimi i kursit është të japë një panoramë praktike mbi funksionimin e kompjuterit. Studentët do te mësojnë bazat e sistemit operativ Windows duke përfshirë: si krijohet, ruhet dhe gjendet nje file (dosje / dokument), personalizimi i desktop, përdorimi i shërbimeve të Internetit dhe të tjera njohuri e aftësi bazë.
2.         Hyrje në Word
Jepen aftësi të reja për përdorimin e Word 2007. Studentët do krijojnë dhe formatojnë tekste, paragrafe dhe dokumente. Tema të tjera përfshijnë: ruajtja e një dokumenti, hapja dhe mbyllja e një file, përcaktimi i distancave në faqe, përdorimi i kolonave, puna me grafikët e tabelat për pasurimin e dokumenteve dhe të tjera.
3.         Word, Pjesa 2
Eksplorohen aftesi me te avancuara ne perdorimin e Word 2007. Temat perfshijne shkrirjen e postes, perdorimin e modeleve, formatimin e vizatuesit, si krijohen makro, personalizimi i menuve, integrimi i programeve ne paketen Office dhe te tjera.
4.         Hyrje ne Excel
Zbulohen perdorimet praktike te fleteve me eksperience direkte ne Excel 2007. Studentet do mesojne si krijohen dhe perdoren spreadsheets per informacione statistikore, gjendje financiare, krahasim kredish dhe per argetim. Temat perfshijne formatimin e qelizave, krijimin e formulave te thjeshta, futjen e grafikeve dhe te tjera.
5.         Excel, pjesa 2
Eskplorohen aplikime te avancuara te spreadsheets dhe fitohen aftesi te reja nepermjet trajnimit ne Excel 2007. Temat perfshijne perdorimin e fleteve te punes te shumefishta, punen me funksione komplekse, forma te personalizuara, renditje dhe filtrim informacioni dhe te tjera.

C. Si pjese e programit ARSIMIM PROFESIONAL, LLLC ofron kurse ne fusha te ndryshme profesionale.
1.         Farmakologji per kujdesin ndaj pacientit  
Kursi eshte ndertuar per te perditesuar pjesemarresit ne ceshtjet aktuale qe kane lidhje me bashkeveprimin midis trajtimit rehabilitues dhe farmakologjise. Kursi paraqet profilin tipi te nje pacienti ne rehabilitim, reagimet e zakonshme nga ilacet, impaktin e efekteve anesore te trajtimit dhe problemet e polifarmacise. Prezantimi fokusohet mbiklasat e ilaceve dhe regjimet me te perdorura. Kursi ka synim te plotesoje nevojat per klinikat e nivelit mesatar.
2.         Autizmi dhe problemet ndjesore tek femijet
Kursi do jete nje eksperience e shkelqyer mesimore per patologet e te folures, terapistet e punesimit, fizioterapistet, asistentet, mesuesit, prinderit, diagnostikuesit, psikologet dhe punonjesit sociale. Gjithashtu inkurajohen te marrin pjese edhe te tjere individe qe jane te angazhuar ne fushen e shendetit publik.
3.         Strategji per modifikimin dhe adaptimin e mesimdhenies per studentet e talentuar
Kursi paraqet menyren se si ndihmohen ne klase studentet e talentuar duke u ofruar atyre nje mesim te pershtatur ose te modifikuar sipas interesave dhe nevojave te tyre specifike. 

4.       Siguria e Informacionit: dallimi i problemeve dhe reagimi

Kursi paraqet nje panorame te imtesishme mbi dallimin e nderhyrjeve ne sistemet informative dhe sugjeron veprimet e nevojshme per parandalimin e kompromentimit te sistemeve informative te ndermarrjeve.

5.        Business Communication

Kursi ka në thelb komunikimin me shkrim, por jo vetëm. Me komunikim biznesi kihet parasysh biznesi në kuptimin më të përgjithshëm si punë. Do të trajtohen çështje që lidhen me korrespodencën me shkrim, hartimin e raporteve, ftesave për bashkëpunim, kërkesave, aplikimeve dhe komunikimin me publikun (me shkrim dhe me gojë).

 


Sherbime:

 

Lidhje me Interes:

Te reja:

Qendra e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës pranë Universitetit të Vlorës nis zhvillimin e kurseve verore.