Krijimi i Lifelong Learning Center (LLLC) pranë Universitetit të Vlorës, si një qendër për edukimin e hapur universitar, ka për qëllim të vihet në shërbim të trajnimit akademik dhe profesional të personelit të institucioneve të ndryshme publike apo private si dhe të individëve. Për realizimin e këtij synimi, LLLC mbështetet në tre lloj programesh: EDUKIM I VAZHDUAR në nivel akademik, EDUKIM PER TE RRITURIT, dhe EDUKIM PROFESSIONAL.

Qendra ofron gjithashtu Diploma të Nivelit të Parë (DNP) për të rriturit që punojnë, trajnime për të papunët për të rritur shanset e tyre të punësimit, për të (vetë)punësuarit që synojnë të përmirësojnë performancën në vendin e tyre të punës duke përditësuar kualifikimet e tyre me aftësi për të zbatuar teknikat e reja,  apo për ata/ato që rrezikojnë të humbasin vendin e tyre të punës për shkak kualifikimi të pamjaftueshëm.

 

adObjektivat:

  • Integrimin dinamik ne tregun e punes permes te mesuarit gjate gjithe jetes.
  • Rritje te nivelit akademik akademik dhe aftesive profesionale te punonjesve ne entet publike dhe private.
  • Rivitalizimin social-ekonomik te Qarkut te Vlores permes zhvillimit te burimeve njerezore.
  • Permiresimin e performances se administrates publike ne ofrimin e sherbimeve ndaj komunitetit permes trajnimit te tyre.
  • Shnderimin e Universitetit te Vlores ne nje aktor te rendesishem per zhvillimin social-ekonomik te Qarkut ne kuader te zbatimit te Strategjise Kombetare per Decentralizimin.
  • Permiresimin e sherbimeve qe ofrojne biznesi dhe operatoret turistike permes trajnimit te burimeve njerezore qe punojne ne keta sektore.

 

Sherbime:

 

Lidhje me Interes:

Te reja:

Qendra e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës pranë Universitetit të Vlorës nis zhvillimin e kurseve verore.